Finlanda ka marrë masa të reja lidhur me blerësit rus në këtë shtet.

Ministria e Mbrojtjes së Finlandës njoftoi të enjten se kishte bllokuar 7 transaksione pasurie të dy blerësve rus. Dy personat që po realizonin transaksionet ishin individë privatë me shtetësi ruse. Arsyeja e këtij bllokimi u raportua të ishte ruajtja e sigurisë kombëtare.

Finlanda ka kërkuar për një kohë të gjatë të kufizojë blerjen e pasurive nga qytetarët rusë pranë vendeve strategjike, duke u bazuar në rregulloret ekzistuese. Qeveria e Finlandës në shtator propozoi ndalimin e shumicës së qytetarëve rusë për të blerë pasuri në vend.

Theksojmë këtu që në tetor të vitit 2023 u bllokuan tre transaksione dhe tre të tjerë u bllokuan në janar të këtij viti.
“Mbrojtja e sigurisë tonë kombëtare është veçanërisht e rëndësishme në situatën aktuale të sigurisë”, shtoi ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, në një deklaratë.

Vendimet më të fundit lidhen me një pasuri në Pargas, në bregun e Jugut të Finlandës dhe pesë pasuri në Kokemäki, në pjesën jugperëndimore të vendit, sipas një deklarate nga ministria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume