Me krenari ju prezantojmë një prurje të re dhe të çmuar në radhët e Lëvizjes Demokratike – Fjolla Ibraimi.
E lindur në Tetovë më 10 shkurt 1997, Fjolla është një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit. E diplomuar në fushën e Ekonomisë dhe Marketingut në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU), ajo ka ndërtuar një karrierë të pasur në botën e muzikës dhe artit që nga mosha e re.
Nga triumfi në “Gjeniu i Vogël” e deri te çmimi “The Best New Artist” në Top Fest, Fjolla ka përfaqësuar me dinjitet dhe talent Maqedoninë e Veriut në skenat ndërkombëtare, duke rrëmbyer çmimin e madh “Grand Prix” në Bullgari.
Si një artiste e shquar dhe e dashur nga publiku, Fjolla ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e muzikës shqipe, duke sjellë frymë të re me interpretimet e saj moderne.
Tashmë, Fjolla Ibraimi i bashkohet Lëvizjes Demokratike për të kontribuar jo vetëm në art dhe kulturë, por edhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe komunitetin tonë.
Mirë se erdhe Fjolla!