Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Jugut.

Viktimën e kishte gjetur pa shenja jete djali i tij, transmeton Klankosova.tv.

Policia po e cilëson rastin si “vdekje të dyshimtë”.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume