Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë raportet e mediave apo besueshmërinë e tyre.

“Lidhur me interesimin e mediave për pjesët e publikuara, kinse nga një abstrakt i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Gjykata Kushtetuese njofton se për shkak të fshehtësisë së procedurës në rastin që është në procedurë paraprake, nuk do të komentojë për media raportet apo besueshmërinë e tyre”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga Gjykata bëjnë thirrje që të përmbahet nga shpërndarja e informacioneve që mund të dëmtojnë vetë procedurën, veçanërisht në periudhën para se Gjykata të shqyrtojë dhe të vendosë për këtë rast.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume