Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur nismën e mbi 250 akademikëve shqiptarë kundër tendecave të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe.

Grubi shkruan se të njejtin shqetësim e ndajnë qytetarët pa përjashtim, mirëpo zanafilla e kësaj problematike është prej më 8 maj kur nuk u respektua as vullneti i popullit dhe VLEN u bënë pjesë e qeverisë së re.

Grubi shkruan se kur flitet për gjuhën shqipe nuk ka parti por vetëm komb.

Reagimi i plotë:

Përshëndes guximin akademik dhe kombëtar të intelektualëve shqiptar kundër tendencave sistematike për të zhbërë çdo të arritur kombëtare në aspektin e barazisë në Maqedoninë e veriut.

Të njejtin shqetësim e ndajnë edhe studentët, nxënësit, qytetarët, që të gjithë, pa përjashtim.

Akrobacionet amatore politike, ka ligj, s’ka ligj, gjykata kështu, gjykata ashtu, na sollën deri në këtë derexhe e cila zanafillën e vet e ka në mos respektimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 8 majit nga ana e mandatarit dhe pranimin e pakusht të rolit të të nënshtruarit nga ana e humbësve të zgjedhjeve.

Gjuhën shqipe e flasim edhe ne, edhe ju!

Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume