Zeqirija Ibrahimi, një nga liderët e VLEN-it ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në të cilin thuhej se do të dëmtohet gjuha shqipe. Ibrahimi ka shkruar që pos garancës që ashtu ndodhi që Shqipja e avancuar nuk u prek, mbeti vetëm lista e zezë me bedelin e Ahmetit.

“Nga gjithë zhurma rreth gjuhës shqipe, përveçse Gjykata Kushtetuese sot u deklarua siç pritej – se gjuha shqipe e avancuar nuk preket, në fund mbeti vetëm lista e zezë amerikane me bedelin e Ali Ahmetit në të. Kaq!”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

Ky reagim i Ibrahimit vjen pak minuta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin vendim nuk ndodhë asgjë në dëm të gjuhës shqipe. E për këtë Ibrahimi kishte shkruar edhe më herët që VLEN garanton që gjuha shqipe nuk do të preket.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume