Me datë 24.12.2014 në ora 20:00, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit, në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, afër pallatit të kulturës, kanë arrestuar personat B.K. (23), Z.K. (28), I.R. (48) dhe Xh.N. (36) të gjithë nga Gostivari, të cilët shisnin lëndë piroteknike në tezga të improvizuara. Ata janë ndaluar në komisariat dhe u janë marrë 1300 copë mjete të ndryshme piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë procedimi përkatës në bazë të nenit 69 i Ligjit për mbrojtjen nga lëndët plasëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume