Qytetarë të dashur falë ndihmës suaj ky vit mori kuptim ekahje tjetër, nga vit i tmerrit u shndërrua në Vit të Ndryshimit, Vit të Shpresës. Prandaj, ne me krenari e kënaqësi të plotë po u urojmë Vitin e Ri, duke ju falënderuar për vitin që po e lëmë pas që bashkërisht ia arritëm ta sjellim ndryshimin.

Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për ne si koalicion VLEN, por bindja jonë e palëkundur e besimi juaj i parezervë ishin shtytësit kryesor që na ndihmuan këtë vit të vështirë ta mbyllim në formën më të mirë të mundshme.

Ndryshimi i reflektuar që tashmë është i prekshëm e shihet nga gjithkush ndodhi vetëm për gjysmën e dytë të këtij viti.Rritëm pensionet, pagat minimale, pagat e mësimdhënësve, rritja e pagave në shëndetësi, punësime të reja, ofruam ndihma për studentë për pajisje digjitale, mundësi për të rinjtë që të fillojnë me biznese, filluam me ndërtim të shkollave, e shumë projekte të tjera në dobi të shoqërisë.

Në emër të koalicionit VLEN dërgojmë urime të sinqerta për gjithë qytetarët e këtij vendi, duke shpresuar për vitin që po vjen të jetë sinonim i bashkëjetesës dhe bashkimit të shoqërisë tonë. Rikthimit të shpresës për një jetë më të mirë, e për fillimin e epokës ku përgjegjësia është parim i funksionimit.

Gëzuar festat e Vitin që po vjen, ju urojmë të përjetoni momente të ngrohta afër familjeve tuaja!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume