Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë më 20 dhjetor do të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare.

Mbledhja pritet të mbahet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, sipas raportimeve të tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për agjendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.

Dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume