Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka marrë pjesë në Berlin në takimin e Koalicionit të Vullnetarëve, kushtuar situatës aktuale në Ukrainë dhe përpjekjeve për arritjen e paqes.
Sipas Mickoskit, në takimin e organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz u theksua rëndësia e shtimit të përpjekjeve për përfundimin e luftës, si dhe nevoja për veprim të përbashkët të partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mickoski ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka riafirmuar mbështetjen për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët.