“Derisa të dënuarit shqiptarë të proceseve të montuara kalbeshin e vdisnin burgjeve, ata punonin për shpëtimin e Mijallkovit. Përgjegjësi tani!”, ka shkruar në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ai me këtë në mënyrë direkte ka atakuar zyrtarin e lartë të BDI-së, Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexheti që u përfshin në Listën e Zezë Amerikane.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi dhe Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të shërbimit sekret”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume