Kryeministri Hristijan Mickoski sot është takuar përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, me të cilin, siç njoftoi Mickoski në rrjetet sociale, kanë biseduar për aspiratat strategjike të vendit dhe nevojën që Bashkimi Evropian të angazhohet më intensivisht për përshpejtimin e proceseve integruese, të cilat shpeshherë rëndohen nga pengesa dhe kontestet dypalëshe.

“E kam theksuar angazhimin e Maqedonisë për progres të këtij plani si dhe pozicionet tona lidhur me tejkalimin e pengesave me fqinjin lindor. Maqedonia meriton të jetë anëtare e familjes evropiane”, shkroi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Lajçak sot mori pjesë në Konferencën e shtatë plenare të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), e cila u mbajt në Kuvend, ku tha se anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për rajonin në këtë kohë të një konteksti të ri gjeopolitik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume