Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshje të shiut do të ketë në më shumë vende. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, me e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira, gjatë ditës me kushte për reshje të shkurtra të shiut. Reshje më të dendura priten kah fundi i ditës dhe gjatë natës.

Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12 gradë Celsiusë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume