Me datë 10.12.2024 në ora 22:00 në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 29- vjeçaren Xh.Z. nga Debreshi i Gostivarit. Gjatë bastisjes së ushtruar me vendim të gjykatës në banesë dhe ambiente ndihmëse në fshatin Debreshe, ku jeton me bashkëshortin e saj D.N.(29) nga Debreshi, janë gjeur dhe konfiskuar disa pako me marijuanë, një saksu të mbjellur me kanabisi, një kuti me farra nga bima e kanabisit, dy peshore dixhitale, një pushkë, 144 copë fishekë dhe para. Ajo është ndaluar në komisariat dhe po merren masa për gjetjen e D.N., i cili nuk ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë një parashtrsë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume