Edhe ish ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është bashkangjitur mbrojtjes së gjuhës në tendat e vendosura nga Fronti Europian para Gjykatës Kushtetuese ku mes tjerash shkruan:

“Roja e Gjuhës është kauzë mbi partiake dhe mbietnike, është në fakt roje e arsyes për ti izoluar forcat destruktive qe duan të na kthejnë mbrapa në kohën e margjinalizimit, nënçmimit dhe diskriminimit. Anulimi i shqipes nuk mundet të kalon!” – ka shkruar Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume