Dy persona humbën jetën dhe rreth tridhjetë të tjerë u plagosën pasi një autobus u aksidentua pasditen e së dielës në Portè, Francë.

Sipas Shërbimit Mjekësor, tridhjetë e dy persona morën ndihmë mjekësore, tre prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë.
Raportet e para thonë se autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb.

Mbi 120 zjarrfikës francezë u dërguan në vendngjarje, ndërsa qarkullimi në rrugën ku ndodhi aksidenti u mbyll përkohësisht për automjetet e tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume