Janë publikuar tashmë pamjet e incidentit dramatik në aeroportin e Halifax-it, ku një aeroplan i Air Canada, fluturimi 2259, doli nga pista dhe pjesërisht mori flakë gjatë uljes.

Aeroplani po vinte nga St. John’s dhe pati probleme gjatë uljes, duke u rrotulluar jashtë pistës.

Në bord ndodheshin rreth 80 pasagjerë, por fatmirësisht sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Evakuimi u krye brenda pak minutash, ndërsa pasagjerët u dërguan në një vend për t’u kontrolluar.

Incidenti shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Halifax-it, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume