Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Në një postim në platformën X, Rutte ka theksuar se ata kanë biseduar për zhvillimet në Siri.

“Ne diskutuam shpresën për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor, por edhe kërcënimin e vazhdueshëm të ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste”, ka thënë Rutte.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume