Në Shkup sot do të shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Dita Evropiane e Drejtësisë.

Ngjarja organizohet me mbështetjen e Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Për sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut” i cili është pjesë e programit “Instrument horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqia III”, projekt i përbashkët i BE-së/Këshillit të Evropës të cilin e zbaton Këshilli i Evropës.

Siç informojnë nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup, në ngjarje do të flasin ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, Lilja Gretasdotir, udhëheqësja e Departamentit për Zbatimin e të Drejtave të Njeriut, Drejtësisë dhe Standardeve për Bashkëpunim Juridik në Këshillin e Evropës dhe zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau.

Në kuadër të ngjarjes do të shpallen edhe fituesit e garës në fotografi dhe vizatime “Ta afrojmë drejtësinë më afër qytetarëve dhe qytetareve”, i cili ishte publikuar më 25 tetor 2024 me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë dhe do të ekspozohen veprat më të mira nga garuesit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume