Nga MPB njoftojnë se është arrestuar një shtetas i Turqisë, i cili po kontrabandiste emigrantë. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Sot (12.12.2024) në ora 01:30 në rrugën lokale Bogorodicë – Stojakovë, në vendin e quajtur “Tablla”, zyrtarët policorë të stacionit policor për vëzhgim dhe kontroll kufitar “Bogorodicë”, kanë privuar nga liria J.T. (29) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur tetë emigrantë, tre nga Siria, tre nga Afganistani dhe dy nga Iraku”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume