Një person paraditen e sotme është mbajtur në stacionin e Policisë në Karposht, ku po zhvillohet bisedë informative, njoftojnë burime të TV21 në MPB.

Bëhet fjalë për pronarin e veturës diplomatike me të cilën Artan Grubi lëshoi Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve të redaksisë sonë, në momentin kur Grubi e ka lëshuar shtetin, me shumë gjasa nuk kanë qenë të aktivizuara masat për ndalim të lëshimit të shtetit, as nuk ka pasur urdhër “STOP”. Ndryshe, sot MPB ka shpallur fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume