“Unë kam paralajmëruar gjatë periudhës së kaluar se do të ketë shpërndarje të tokës bujqësore dhe tashmë të gjitha procedurat zyrtare janë përfunduar. Në periudhën e ardhshme, pra javën e ardhshme, do të shpallen gjithsej 5 Thirrje Publike për shpërndarjen e tokës bujqësore të lirë,” theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nga Prilepi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët.
Ai shtoi se qëllimi i shpërndarjes së tokës është rritja e produktivitetit dhe prodhimit në vend.
“Prej këtyre 5 Thirrjeve Publike, njëra do të jetë për legalizimin e mbjelljeve shumëvjeçare ekzistuese. Me këtë aktivitet, dëshirojmë ta vendosim të gjithë tokën bujqësore në duart e bujqve të vërtetë,” përfundoi ministri.
Me respekt,