Gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, një aksident ka ndodhur pranë varrezave të dëshmorëve.

Një automjet tip ‘Audi’, ka humbur kontrollin rreth orës 1:30 dhe ka përplasur makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se shpejtësia e ‘Audit’ ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume