Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima është një 60-vjeçar.
Ai u aksidentua gjatë punës, e nga dëmtimet e marra, ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Shoferi që drejtonte fadromen, është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.