Në Zagreb, brenda vetëm pesë ditësh, janë regjistruar dy raste të rënda në të cilat fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë humbur përgjithmonë shikimin në njërin sy për shkak të lojës me pajisje lazer.

Sipas mediave kroate, rrezja e fuqishme lazer ka shkaktuar dëmtime të pakthyeshme të retinës dhe shkatërrim të indit nervor. Fëmijët i kanë marrë lazerët si dhuratë, ndërsa njëri nga pajisjet kishte fuqi prej 100 mW, që është shumë mbi kufijtë e sigurisë dhe në mjekësi përdoret vetëm nën mbikëqyrje të rreptë.

Oftalmologia Mirjana Bjelosh paralajmëron se retina te fëmijët nuk mund të rigjenerohet dhe se këto lëndime sjellin pasoja të përhershme, jo vetëm për shëndetin, por edhe për cilësinë e jetës dhe zhvillimin e fëmijës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume