Një 33-vjeçar është arrestuar në nyjën rrugore të Kamenjanit pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Gjatë kontrollit të automjetit “Skoda” me targa të Tetovës, policia gjeti rreth 0.5 metra kub dru zjarri në bagazh. Po ashtu u konstatua se drejtuesi nuk posedonte leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume