Tre persona nga Gostivari janë arrestuar lidhur me një sulm fizik të ndodhur në një objekt hotelerik.
Policia bëri të ditur se janë privuar nga liria D.M. (24), Xh.F. (26) dhe Xh.M. (25), pasi dyshohen se më 26 shtator kanë sulmuar fizikisht një 20-vjeçar në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gjinoski”, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot.