Policia e Gostivarit ka arrestuar një 62-vjeçar në kuadër të hetimeve për një vjedhje të kryer në një dyqan rrobash.
Sipas policisë, M.T. (62) u arrestua në lagjen Novo Maalo, pasi dyshohet se lidhet me vjedhjen e kryer më 24 shtator në një butik në Gostivar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, raporton Tetovasot.