Policia ka vazhduar kontrollet në komunikacion, duke ndaluar tre të mitur që drejtonin automjete pa leje drejtimi.
Në Kamenjan është ndaluar një 16-vjeçar që drejtonte një automjet “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi.
Në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar është kapur duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi.
Ndërkaq, në fshatin Debresh të Gostivarit është ndaluar një 17-vjeçar nga Dobridolli, i cili drejtonte një automjet “BMW” me targa të Gostivarit pa patentë.
Në të tre rastet automjetet janë konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse, raporton Tetovasot.