Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e Shkupit.

Sipas informacioneve nga terreni, aksidenti ka ndodhur para daljes për Smilkovc në drejtim të Stajkovcit.

Disa makina, një kamion dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe trafiku është mbyllur dhe automjetet po devijohen.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe mjegull shumë të dendur.

Në vendngjarje ndodhen ekipe policore, autoambulanca dhe kamionë tërheqës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume