Nga SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Shkup – Sredno Vodno ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Audi” i drejtuar nga S.B (60) dhe veturës “Citroen” i drejtuar nga V.J (34).

Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda shoferi V.J, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtaret e tij M.K (34) dhe foshnja gjashtëmuajshe, si dhe shoferi S.B. dhe shoqëruesit e tij V.J (29) dhe K.V.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume