Marrëveshja e Shqipërisë me Forcën Stabilizuese të Gazës, reagojnë Bordi i Paqes dhe Mladenov, përmendin edhe Kosovën
Përfaqësuesi i Lartë për Gazën në kuadër të Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, ka mirëpritur marrëveshjen e Shqipërisë me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve në kuadër të misionit në Gaza.
Në një status në X, Mladenov ka falënderuar Shqipërinë për këtë kontribut, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së saj, së bashku me atë të Marokut dhe Kosovës, për avancimin e sigurisë dhe qeverisjes në Gaza.
Sipas Mladenovit, kontributi i këtyre vendeve do të jetë thelbësor për përparimin e përpjekjeve humanitare, sundimin e ligjit dhe rindërtimin e Gazës.
Ai ka theksuar se këto përpjekje do të zhvillohen në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës dhe Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“E mirëpres marrëveshjen e Shqipërisë me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, e cila ofron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve për misionin në Gaza”, ka shkruar Mladenov, duke e falënderuar Shqipërinë për këtë kontribut të rëndësishëm
Lidhur me marrëveshjen ka reaguar edhe Bordi i Paqes.