Një aksident i rëndë ndodhi sonte në rrugën Rashçe-Saraj, ku një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në lumin Vardar. Në veturë udhëtonte një familje 5-anëtarëshe, ndërsa një fëmijë 5 vjeçar arriti të shpëtonte dhe u gjet afër ujit.

Sipas informacioneve të fundit, trupat e tre personave të tjerë të pajetë janë nxjerrë nga vetura, ndërsa ende po zhvillohet kërkimi për gjetjen e viktimës së katërt. Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe përpiqen të zbulojnë detajet e tjera të ngjarjes tragjike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume