Forcat Renea kanë mundur të hyjnë në banesën e vajzës në Astir, e cila kërkoi ndihmën e policisë pasi pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona.
– Advertisement –
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, efektivët e Reneas zbritën me litarë nga tarraca e pallatit, duke hyrë në ballkonin e banesës në katin e tetë.
Më pas ata mundën të futeshin në ambientet e brendshme të banesës duke hapur derën e ballkonit.
Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet se pse vajza me inicialet S.Q, kërkoi ndihmën e policisë dhe më pas nuk pranoi të hapte derën e apartamentit.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”, njofton policia në komunikatën paraprake për shtyp.