Me datë 20.01.2025 në ora 14:20 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personat M.M. (44) dhe A.M. (18), të dy nga fshati Banjicë e Epërme, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:00 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, kanë sulmuar fizikisht personin A.S. (22) nga Gostivari, ndërsa gjatë sulmit M.M. ka përdorur edhe një mjet metalik. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume