Nëpunësit Policor nga Sektori për Punë të Brendshme-Veles, dje në ora 10:10 minuta, kanë privuar nga liria 21 vjeçarin me inicialet A.K nga Fshati Buzlakovë (Veles), duke vepruar në bazë të kallëzimit se për shkak të pakënaqësisë me rezultatin e dhënies së provimit për patent shofer, ka kërcënuar kryetarin e Komisionit D.R (62) nga Prilepi si dhe M.K nga Kavadari anëtar i komisionit në qendrën e provimeve.

Siç informojnë nga SPB-Veles, A.K është ndaluar në Stacionin policior, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.