Më 31 korrik 2025, rreth orës 20:40, në SPB Kumanovë është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Mihajllo Pupin” dhe “Veselin Maslesha” në Kumanovë. Sipas njoftimit, N.S. (20) nga Kumanova, duke drejtuar një moped me targa të qytetit, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, i riu ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Në vendngjarje ka dalë ekipi i NJPB Kumanovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume