Aleanca për Shqiptarët reaguan ndaj veprimit në Karnevalin e Vevçanit ku disa persona u tallën më tentim-vrasjen e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela në rastine 27 prillit të vitit 2017.

Isen Shaban inga ASH tha ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit është provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet.

ASH kërkoi nga organet kompetente të ndëshkojnë këto veprime, që prekin jo vetëm kryetarin e ASH-së, por rikujtojnë një moment tragjik për gjithë qytetarët.

“Pamë në Karnevalin e Vevçanit shfaqjen e shëmtuar e të rëndë të një akti terrorist si tentim vrasjen e Ziadin Selës në rastin e 27 prillit të vitit 2017. Ne e kuptojmë folklorin dhe satirën mirëpo jo akte të tilla të shëmtuara, ndaj ftojmë organet kompetentë të ndëshkojnë këto veprime”, tha Shabani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume