Vendimet e fundit të gjykatave për lirimin e disa rasteve të rëndësishme gjyqësore të lidhura me pushtetin nuk janë të rastësishme, por pjesë e një skenari të mirëkoordinuar politik për të shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës dhe për ta vënë drejtësinë në shërbim të interesave të pushtetit.

Emërimi i Adrian Demirit, një aktivisti të njohur të Vlen-it, si anëtar i Këshillit Gjyqësor nuk është rastësi.

Ky është vetëm një hap tjetër në instalimin e eksponentëve të kësaj strukture brenda institucioneve të pavarura, duke e kthyer drejtësinë në një mekanizëm politik që shërben interesat e një qeverie të ndërtuar mbi mashtrim dhe manipulim.

Ashtu siç VLEN-i që u krijua për të shërbyer një agjende të caktuar politike, për të dobësuar shqiptarët dhe për të devijuar rrugën euroatlantike të vendit, tani po përdoret gjyqësori për të zhbërë vendimet e mëparshme dhe për të favorizuar individë të lidhur me pushtetin.

BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj këtij procesi të rrezikshëm.

Kapja e institucioneve nga individë të instaluar politikisht nuk është vetëm një kërcënim për drejtësinë, por një kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane të vendit.

I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, BE-së dhe partnerëve tanë strategjikë të ndërhyjnë dhe të mbikëqyrin këtë kapje të institucioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume