“Bashkërisht me bashkëshorten time Ajshen, drejtorin e spitalit si dhe kryesuesin e Këshillit Komunal vizituam 🏥Repartin e Gjinekologjisë ku qytetit tonë sot iu shtua edhe një 👶🏻banor, YLLI! Falë Zotit ai është shëndoshë e mirë. Kështu, në shenjë simbolike iu dhurova familjes një çek prej 40.000,00 denarëve. Ndërsa, sot, kësaj klinike iu shtuan edhe disa inkubator donacion nga vëllai ynë, Isa Fazlija!
☺️Falënderojmë stafin mjekësor për përkujdesjen e tyre të vazhdueshme ndërsa Yllit i urojmë shëndet e jetë të gjatë!” ka shkruar Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume