Dy të moshuar, çift bashkëshortësh, kanë humbur jetën nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë. Sipas informacioneve nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, zjarri është denoncuar në orën 08.57. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 9 zjarrfikës me dy makina zjarrfikëse, zjarri është shuar plotësisht deri në orën 10.00. Fatkeqësisht, trupat e viktimave u gjetën në shtëpinë e djegur. Po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume