Me datë 05.01.2025 në ora 21:40 në rrugën ,,18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin A.K. (47) nga fshati Debreshi i Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 31.12.2024 në ora 14:30 në rrugën ,,Pançe Poposki” me automjetin e tij me targa zvicerane ka dëmtuar një rampë të parkingut. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume