Me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë privuar nga liri D.A. (40) nga fshati Palçisht i Epërm, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga nëna e saj 70-vjeçare. Sipas raportit, D.A. ka sulmuar fizikisht nënën e saj në shtëpinë e tyre familjare në fshatin Bogovinë. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume