Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane.

Ngjarja në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe sipas burimeve polici A.S ndodhet në gjendje të rëndë.

Në momentin që është hedhur nga pallati 11 katësh, ai ka mbetur te kabllot e internetit dhe më pas është përplasur.

Njoftimi i policisë:

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./VNA.AL/

Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e biznesmenit Samir Mane