Me datë 23.01.2025 në ora 20:55 në një fshat të Gostivarit, punonjësit e policisë të NjP Gallatë kanë privuar nga liria personin F.A. (37) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 26 vjeçare, se në mënyrë të paligjshme i kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi atë dhe dy fëmijët e tyre të mitur, pas së cilës ajo gjeti një çelës rezervë dhe u largua nga shtëpia. Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume