Me datë 23.01.2025 në ora 20:30 në rrugën “18- Nëntori” në Gostivar, punonjësit policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin D.A. (37) nga fshati Çegran i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga R.M.O. (25) nga Zvicra e cila në Stacionin Policor të Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.A.. Sipas kallëzimit, ajo nga auto salloni i tij në Zvicër ka blerë veturën ,,BMW”, por pas një kohe i është paraqitur defekt dhe D.A. i kishte premtuar se do ta rregullonte defektin. Por më pas ai nuk pranoi t’i kthente automjetin asaj. Atij i janë konfiskuar Çelësat dhe automjeti dhe i janë dorëzuar pronares, ndërsa i njëjti po mbahet në stacionin policorë për procedura të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume