Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një shtëpi të pabanuar në lagjen nr. 13 në Durrës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga këqyrja e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e overdozës.
Ishte një kushëri i tij që kishte bërë kallëzim në Polici në datën 5 janar se 36-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës-Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se 36 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e overdozës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./A2 CNN