Kryetari i Alternativës i shoqëruar nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka parë nga afër punimet për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës.

“Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Kumanovës”.

Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh.

Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin si dhe përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”, ka shkruar Ibrahimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume