Në valën e kërcënimeve të Trump, Kanadaja ka filluar të ndërmarrë një sërë masash sanksionuese kundër SHBA, nëse presidenti i zgjedhur nuk dorëhiqet nga planet e tij për të shtuar një taksë të madhe prej 25% të importit për mallrat kanadeze.
Shteti i Kanadasë ka zgjedhur t’i përgjigjet në të njëjtën formë SHBA-së duke përgatitur një listë me dhjetëra artikuj amerikanë që do t’i nënshktrohen sanksioneve tarifore nga ana e Kanadasë. Kjo përballje tarifash, pritet të sjellë një rritje çmimesh të produkteve të konsumit në mbarë botën.
Ky lajm është raportuar nga vetë CNN ndërsa thekson se ende asgjë nuk ka marrë trajtë përfundimtare.
Unë mendoj se ne duhet të jemi gati. Unë mendoj se kur Presidenti Trump flet, ne dëgjojmë dhe duhet ta marrim atë shumë seriozisht.
Është e rëndësishme që presidenti i zgjedhur dhe njerëzit që e këshillojnë atë të dinë se do të kishte pasoja nëse ai vendos tarifa. mbi produktet kanadeze,” tha ministrja e jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, gjatë një konference për shtyp në Otava të premten, ndërsa ajo po shkonte në një takim të kabinetit për të diskutuar listën e tarifave hakmarrëse.
Tarifat mund të japin një goditje për bizneset kanadeze, të cilat po përgatiten për një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, sipas Goldy Hyder, CEO i Këshillit të Biznesit të Kanadasë.
“Ne duhet të artikulojmë me kujdes se si do të përgjigjemi. Disa kanë thënë se thjesht duhet të pasqyrojmë tarifat e tyre, të tjerë kanë thënë se duhet të jemi më të matur në përgjigjen tonë për të tërhequr vëmendjen e tyre, të tjerë kanë thënë se duhet të ‘luhatemi shumë’ dhe të përgjigjemi me forcë të madhe,” ka thënë Goldy Hyder.