Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar.

Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.

Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve.

Plotëso formularin për foshnjën e posalindur